Kryesore

Bëri kërdinë në Athinë, pranga shqiptarit të rrezikshëm. Si mashtroi me situatën e COVID-19

15:02 - 11.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke. Kjo pasi akuzohet për kryerjen e plot 22 vjedhjeve në Athinë, duke u kthyer në makth.




Mësohet se është arrestuar i riu Martin Albert Beqiri, i cili në total kishte vjedhur sende që arrinin në vlerën e rreth 130 mijë eurove.

Mediat greke bëjnë të ditur se shqiptari përdorte një metodë mjaft efikase për kryerjen e vjedhjeve.

Kështu, në rast se do të zbulohej, 31-vjeçari mbante në dorë fletëpalosje me udhëzime rreth COVID-19, duke u hequr si person që shpërndante informacione rreth rreziqeve të virusit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.