Intervista

Kanabisi mjekësor, Biberaj: Qëllimi, pastrimi i miliardave të fituara në 7 vite

11:11 - 11.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valentina Madani – Aleksander Biberaj,antarë i Këshillit Kombëtar të PD-së e quan të ekzagjeruar situatën e pandemisë teksa akuzon qeverinë se mbolli frikë dhe terror psikologjik mbi shqiptarët. Ish-deputeti i PD-së thotë për “Gazeta shqiptare” se gjatë kësaj periudhe u përmendën vend e pa vend varre, arkivole apo të vdekur, hipotetikisht me qindra apo mijëra!




Kjo sipas tij u bë për përfitime politike dhe ekonomike nga ana e qeverisë “Rama”. Ai denoncon qeverinë e imitimit të situatëave të luftës duke të krijuar idenë e juntës ushtarake. Ndaj Aleksandër Biberaj apelon për rikthimin urgjent në normalitet të cilin e quan të vonuar. Virusi “po tërhiqet” shprehet z.Biberaj, por duke na lënë pas shumë plagë, pasoja sociale, psikologjike dhe mbi të gjitha ekonomike. Z.Bineraj flet për vendimin e fundit të qeverisë lidhur me Teatrin Kombëtar, nismën për kanabisin mjekësor, integrimin e vendit dhe aksionin e ri të opozitës.

Z.Biberaj, vendi pothuajse po “çlirohet’ nga kufizimet e deritanishme për shkak të pandemisë, por çfarë po lë pas koronavirusi në Shqipëri?

Virusi “po tërhiqet”, por duke na lënë pas shumë plagë, pasoja sociale, psikologjike dhe mbi te gjitha ekonomike. Qeveria qe menaxhon buxhetin dhe taksat tona, dhe e ka per detyre per t’u kujdesur, ndihmuar dhe gjetur zgjidhje ekonomike per qytetarët dhe bizneset, fatkeqesisht nuk po kryen aspak detyrat e vehta. Qeverisja është komplet e çoroditur, e hutuar, e tej-lodhur nga mbipushteti dhe nga bashkëjetesa me krimin dhe korrupsionin, e tej-konsumuar gjatë 7 viteve të keq-qeverisjes, e ndodhur komplet e papërgatitur, pa ide, pa inovacion, pa kreativitet dhe pa besim në vet-vehte, pa personalitete dhe pa integritet. Kemi vetëm një “show man” që ben vetëm propogandë të dalë boje dhe pa nivel edhe për show! Jeta, politika, ekonomia, turizmi, sektorët e prodhimit dhe shërbimit, gjithcka gjykoj se duhet urgjentisht t’i rikthehet normalitetit, pasi nuk ka me kohë për të humbur, pasi nesër do të jetë tepër vonë.

 Si e konsideroni menaxhimin nga qeveria të kësaj situate…?

Personalisht gjykoj se situata e pandemisë është keq-menaxhuar, por dhe keq-përdorur që nga “dita zero” ose “pacienti zero” nga qeveria, por edhe për këto definicione ka debate, pasi sipas specialistëve virusi ka ardhur në Europë dhe në Shqipëri që nga muaji dhjetor 2019 apo janar 20220. Situata është egzagjeruar, amplifikuar dhe tepruar me qëllime të mbrapshta për perfitime politike dhe ekonomike nga qeverisja. Propoganda qeverisëse shpesh herë ka mbjellur terror psikologjik, frike, pasiguri dhe stres per qytetaret, duke permendur vend e pa vend varre, arkivole apo të vdekur, hipotetikisht me qindra apo mijëra! Mendoj se situata urgjentisht duhet t’i rikthehet normalitetit dhe kryeministri te heqë dorë nga shfaqjet teatrale dhe t’i kthehet punëve dhe sfidave të shumta që ka vendi. Natyrisht që meritojnë vlerësim, respekt dhe mirënjohje të jashtëzakonshme të gjithë mjekët, farmacistët dhe infermierët që ishin dhe janë në vijën e parë me corona-virusin me regjim 24-orësh, duke u ardhur në ndihmë të sëmurëve, por edhe qytetarëve që kanë nevojë. Pavarësisht shpesh herë presioneve politike, gjykoj se ata kanë treguar integritet profesional, moral dhe personal.

Megjithatë vendi është në gjendje të fatkeqësisë natyrore deri me 23 qershor dhe ushtria vazhdon të jetë në rrugë

Nuk kishte asnjë lloj shkaku apo nevoje që situata e fatkeqësisë natyrore të zgjatej edhe për 2 muaj deri me 23 qershor, pavarësisht se për cdo shqiptar është e qartë se kryeministri do që të mbajë të ngrirë gjithcka në këtë vend deri në verë. Forcat e policisë dhe të ushtrisë realisht kanë rreth 2 muaj që punojnë me përkushtim në kushte shumë të vështira dhe të ekspozuar ndaj virusimit, punë për të cilën kanë munguar fatkeqësisht shpërblimet nga qeveria, ne formen e pagesave per oret jashte orarit, pagesat e veshtiresive apo bonuset e ndryshme. Në mjaft rast ka pasur ekzagjerime me “paradat-shfaqje” që kanë bërë mjetet e motorizuara pa asnjë lloj nevoje, duke imituar situatat e luftës, të cilat vecse kanë ndikim negative, dhe të krijojnë idenë e juntës ushtarake. Dua të përmend këtu se media ka kryer një punë të jashtëzakonshme, sidomos gazetarët e terrenit dhe operatorët, duke na informuar për gjithcka që ndodhte ne Shqiperi jashte censures dhe kontrollit qeveritar, por edhe per kete grup shume te rendesishem informimi ne kohe reale ka munguar ndihma apo shperblimi ekonomik nga ana e qeverise.

A ka ardhur koha që shqiptarët tashmë t’i kthehen normalitetit…?

Urgjentisht pasi jemi shumë vonë, fatmirësisht situata e përgjithshme është e mirë, dhe të gjithë duhet të mendojmë, punojmë dhe kontribuojmë për rikthimin e normalitetit.

Pas ‘armëpushimit” mes politikës për shkak të situatës së kovid 19, qeveria dhe opozita po debatojnë ashpër për një vendim të fundit që ka të bëjë me Teatrin Kombëtar. Cili është mendimi juaj lidhur me aktin e qeverisë që e kaloi pronën publike të teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës?

Qeveria okulte e pandemisë, ka kaluar komplet në fshehtësi, pa u konsultuar as me artistët, as me ndërkombëtarët, dhe as me grupet e interesit pronën publike të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me qëllim prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave të biznesit qindra milionë eurosh fitimesh për Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë dhe klientët e tyre oligarkë. Mbetet detyrë civile, qytetare, kulturore dhe patriotike mbrojtja me cdo kusht, cmim dhe mjet demokratik e kulturës sonë kombetare, e identitetit tonë kombëtar, e historisë sonë kombëtare si një ndër kombet më të vjetra të qytetërimit europian, mesdhetar dhe ballkanas. Është shumë e turpshme që edhe në ditën e Europës qeveria përdor dhunë kundër protestuesve paqësor të kauzës së drejtë të Teatrit Kombëtar, aq më tepër ndaj grave dhe vajzave. Kjo barbari e pushtetit mund të jetë edhe e sinkronizuar apo sponsorizuar nga armiqte e kombit tonë që janë përpjekur dhe përpiqen që të na paraqesin si fise të egra barbare, ndonëse ata vetë përfaqësojne këto fise barbare që erdhën në shekujt XI-XIII ne Ballkan me zjarr dhe dhunë.

Shqipërisë i janë hapur negociatat për në BE me kushte, por pa datë fikse, si e shikoni ecurinë e procesit të integrimi?

Fatkeqësisht integrimi i Shqipërisë në BE mbetet shumë larg asaj që ideuam, inspiruam, menduam apo imagjinuam në Dhjetorin e vitit 1990. Secili prej nesh, sheh me shumë trishtim faktin se Shqipëria vazhdon të mbetet shumë larg BE-së, dhe natyrisht që përgjegjësia kryesore e kësaj dekade i takon kryeministrit dhe qeverisjes aktuale, si dhe kastës së tyre totalisht të inkriminuar, të korruptuar dhe të pa aftë. Kryeministri ka 7 vite që vetëm e largon Shqipërinë nga BE dhe është rasti i parë në historinë e BE-së që një vendit i hapen negociatat me kushte (fillimisht ishin 9 tani janë bërë 15) dhe pa një datë fikse për hapjen e negociatave. Kryeministri e ka shkrirë dhe bërë njësh politikën me krimin (rasti i parë në Europe), dhe e ka bërë Shqipërinë kampion europian për korrupsionin e jashtëzakonshme (dëmi i vlerësuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kap shifra të frikshme të rendit miliarda euro) si dhe për lidhjen e politikës me krimin e organizuar. Shqipëria është rasti i parë në Europë pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese si dhe rasti i parë në Europë që një parti-shtet ka 100% të pushteteve.

Sa do të ‘shërojë’, kanabisi mjekësor…?

Shqipëria e kësaj qeverie është rekordmen europian për kultivimin e kanabisit (tani kemi edhe iniciativë të zezë ligjore të kryeministrit për t’a legalizuar me qëllim që të pastrohen miliardat e fituara këto 7 vite), dhe tranzitimin e drogërave të forta. Ndërkohë që jemi vendi i fundit në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja, të cilat pothuajse mungojnë fare. Në Europë është rasti i parë që një kryeministër nuk pranon dhe nuk bën zgjedhje të lira dhe demokratike, përkundazi i manipulon ato ose bën votime një partiake të modelit të partise shtet. Dhe më e keqja qytetarët shqiptar vazhdojnë të mbajnë pa konkurues pozicionin e popullit më të varfër në Europë, pavarsisht pasurive pa fund natyrore dhe mundësive për zhvillim që kemi. Ironia e fatit është se edhe Serbia që zhvilloi tre luftra në Ballkan në vitet 90 dhe Mali i Zi shtet i pavarur vetëm prej 14 vitesh, janë më pranë BE-së sesa ne. E pra KJO ESHTE SHQIPERIA QE DUAM:) e rilinjes, realitet që duhet ndryshuar në mënyrë urgjente nëpërmjet rotacionit politik, i cili ështe jetik për të ardhmen e vendit tonë, për prosperitetin dhe interesin tonë kombëtar!

Si e shpjegoni faktin që shumë herë ambasadorët në Tiranë kanë ushtruar presion politik dhe diplomatik ndaj opozitës, ndërkohë që kryesisht presioni ndërkombëtar ushtrohet ndaj qeverisjes puna e së cilës duhet të garantojë standarte demokratike në vend?

Kuptohet që aleatët tanë ndërkombëtarë nuk kanë qenë dakort dhe nuk na kanë përkrahur, kanë qenë edhe kritikë për djegien e mandateve nga ana jonë dhe për mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, të cilat rezultuan një farsë votimesh moniste të modelit parti-shtet, gjë që është përmendur edhe nga raporti i monitorimit të këtyre votimeve nga OSBE-ODIHR apo edhe raporte të tjera ndërkombëtare. Sot ne si opozitë kemi mardhënie shumë të mira me SHBA-në dhe me të gjitha vendet e BE-së.

A vazhdon Shqipëria të jetë në kushtet e një “grushti shteti”?

Faktikisht që nga fillimi i pandemisë ne jemi në gjëndjen e nje junte ushtarake, në vazhdim të gjendjes së grushtit të shtetit të krijuar nga marrja e 100% e të gjitha pushteteve nga rilindja dhe nga tendenca për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese. Natyrisht për arsye të pandemisë çështja e Gjykates Kushtetuese është e ngrirë, por kemi prononcimin e Komisionit të Venecias që i klasifikoi juridikisht veprimet e rilindjes si shkelje e kushtetutës dhe legjislacionit ne fuqi, zhvillim tepër pozitiv ky. Le të presim rikthimin e normaliteti politik për të parë edhe qëndrimin e maxhorancës për këtë çështje.

A besoni se reforma e re në drejtësi po bën ‘drejtësi’ për shqiptarët?

Reforma në drejtës do të thoja se është kryer pjesërisht, pasi ka komponente që kanë qënë të dështuara sikurse ka kompenente që kanë qenë të suksesëshme, por me e keqja është kapja e drejtësisë nga maxhoranca, presioni i madh që po i bëhët gjyqtarëve dhe prokurorëve me gogolin e vetingut, veting, i cili në shumë raste sipas ekspertëve ka qenë shumë subjektiv, shpesh herë duke u nisur nga kritere të mirëfillta politike apo krahinore.

…dhe cilat janë sfidat e opozitës pas periudhës së pandemisë?

Si gjithmonë Shqipëria vazhdon të mbetet rekord negativ edhe për masat e zhdrejta dhe represive të ndërmarra nga qeveria me pretekstin e pandemisë, gjë që ka çuar në shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut pa pyetur për kushtetutë dhe as për ligje. Gjithsesi situata po i ri-kthehet normalitetit, dhe politika duhet urgjentisht t’i rikthehet axhendës së vet. Opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta përpara vendit, pasi ka sfida të jashtëzakonshme përpara, në interes të qytetarëve dhe te kombit.

…Duke e rinisur me reformën e zgjedhore?

Opozita po merr pjesë në komisionin për reformën zgjedhore dhe duhet patjetër që të ushtrojë të gjithë presionin dhe të këmbëngulë për përfundimin sa më shpejt të reformës me qëllim realizimin e zgjedhjeve te parakohëshme në një kohë sa më të shpejtë dhe përsëritjen e zgjedhjeve vendore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.