Kryesore

Nga përcaktimi i datave te protokolli që duhet të përmbushin klubet, Duka: Ja pse s’mund ta ndërpresim kampionatin

13:44 - 13.05.20 Gazeta Shqiptare

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas mbledhjes së organizuar me drejtuesit e 10 klubeve të Superiores, ku u vendos rifillimi i kampionatit në 3 qershor, ka treguar detaje sa i përket vendimeve dhe protokollin shëndetësor që klubet duhet të plotësojnë. Në një prononcimin për mediat, kreu i FSHF-së u shpreh:



“Sot kemi bërë një mbledhje me drejtuesit e Kategorisë Superiore, i kemi informuar ata dhe kemi diskutuar për protokollin e rikthimit të stërvitjes dhe ndeshjes, i cili mbetet për tu konfirmuar nga specialistët përkatës. Pjesa e dytë e bisedës ka qenë për vendosjen e një date të përbashkët për rifillimin e kampionatit. Me një lloj konsensus kemi vendosur që kampionati të fillojë në 3 qershor dhe të përfundojë më 29 korrik.

Finalja e Kupës së Shqipërisë më datën 2 gusht. Nëse nuk ka ndonjë dëm për të gjithë futbollin shqiptar, disa mendonin që edhe mund ta mbyllnim kampionatitn. Jo vetëm penalizimi i UEFA-s, një problem i madh në qoftë se kampionati do të ndërpritej është karriera e futbollistëve. 6 muaj pa luajtur për një futbollist, do ishte shumë e dëmshme. Është shumë mirë për ta. Kjo epidemi na ra për keq, uroj ta kemi kaluar.

Është shumë më mirë që të rikthehen të luajnë dhe të kapin tempin e lojës, për të vazhduar sezonin e ardhshëm në kushtet normale. Protokollet nuk kanë ngarkesë ekonomike. Thjesht duhet t’i respektosh. Kostoja e tyre nuk shkon më shumë se 2% e buxheteve të klubeve. Kultura e respektimeve të rregullave, në shoqërinë shqiptare, nuk është shumë e mirë. Duket sikur ka kosoto financiare por jo. Nuk është kosto financiar që futbollistët të zhvishen në dhomë, apo mos të përdorin shishen e ujit të njëri-tjetrit. Nuk janë shpenzime të jashtëzakonshme.

Kosto reale është transporti. Stafi duhet të udhëtojë më vete dhe futbollistët më vete. Si dhe akomodimi në transfertë, sepse futbollistët duhet të flenë në dhoma teke. Sot administrate e FSHF-së kanë dërguar në ministri protokollin sipas kërkesave, për rifillimin e stërvitjes dhe ndeshjes zyrtare. Besoj se do të kemi një përgjigje pozitive brenda javës. Nëse rikthimi do ishte më i shpejtë, do të qe më e përshtatshme. Minifaza përgatitore mund të ishte më i gjatë.

Koha nuk është mjaftueshme. Jemi në këto kushte, por kemi gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Unë nuk kam frikë. Është thënë që në datën 18 do të rikthehet stërvitje. Gjithsesi ne nuk mund të bëjmë ligji. Nëse qeveria e ndryshon këtë, do të respektojmë vendimin e qeverisë. Jemi në kushte të reja, nuk mund t’i paraprijmë se çfarë vendimi mund të marrrë qeveria. Të gjithëve do t’i matet temperatura para stërvitjes dhe ndeshjes, në qoftë se do të ketë shenja, patjetër që do ketë tampona”, – u shpreh Duka.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.