Kryesore

‘Garë’ me policinë italiane në autostradë, shqiptari kapet me 9 kg kokainë

19:21 - 14.05.20 gsh

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën 9 kg kokainë në makinë.



Mediat e vendit fqinj shkruajnë se i riu udhëtonte me automjet nga Holanda për në Breshia. Pasi u pikas nga policia në Verona, shqiptarit iu bë shenjë që të ndalonte. Mirëpo i riu nuk u bind dhe shtoi  shpejtësinë.

Gjatë arratisjes, shqiptari shkaktoi edhe aksident. 33-vjeçari përplasi një makinë, ku ndodhej një nënë me dy vajza të vogla, të cilat për fat të mirë nuk pësuan ndonjë dëmim të madh.

Pasi ndaloi, policia kontrolloi automjetin e shtetasit shqiptar gjeti të fshehur brenda makinës 9 kilogramë kokainë. Pas arrestimit dhe dërgimit të komisariat, i riu ka zgjedhur të mos flasë apo të tregojë se kush qëndron pas drogës apo me kë ishte i lidhur. I riu nga Shqipëria u burgos për trafik ndërkombëtar droge dhe pritet që më tej të paraqitet përpara gjyqit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.