Kosova

Arrin në 945 numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, 18 raste të reja në 24 orët e fundit

21:30 - 14.05.20 gsh

18 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë, gjatë 24 rëve të fundit.



Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Po ashtu sot janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste. Gjithsej në Kosovë janë regjistruar 945 raste, nga të cilët 29 persona kanë humbur jetën.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.