Kryesore

“Fillimisht nuk kishim mjaftueshëm mjete mbrojtëse”, rrëfimi i mjekut që fitoi luftën me COVID-19: Shërimi është i vështirë

15:11 - 14.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku Ylber Isufi nga Kumanova, rezultoi pozitiv me COVID-19 pak javë më parë, ndërsa në dy testet e bërë së fundmi duket se e ka fituar luftën me ‘virusin vdekjeprurës’.  Tashmë pritet që javën e ardhshme mjeku Isufi të kthehet në punë.




Ylber Isufi, i cili punon që dhjetë vjet në Spitalin e Kumanovës, është shprehur për Radion Evropa e Lirë se më 13 prill doli pozitiv në testin për koronavirus, ndonëse thotë se nuk e di saktësisht se si është infektuar.

“Nuk mund të them se nga kjo apo ajo mënyrë u infektova me COVID-19. Duke pas parasysh se drejtpërdrejt ishim përballë me virusin dhe mundësitë ishin pritëse për t’u infektuar. Të jemi të sinqertë, fillimisht nuk kishim mjaftueshëm (mjete mbrojtëse ) pasi na kapi pa përgatitur (koronavirusi), mirëpo më vonë reaguam shpejtë”, thotë Isufi.

Mjeku Isufi rrëfen edhe për simptomat e para, që sipas tij kanë qenë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm. Ndërsa shton se pas disa ditësh, gjendja iu përkeqësua dhe filloi të kishte kollitje dhe ethe.

“Simptomat e para, fillimisht kisha një lodhje që unë ia lija asaj se ndoshta është nga puna apo angazhimi im i madh. Pastaj fillova të kem anoreksi dhe atëherë e pash se po ndodh diçka dhe pastaj kisha dhimbje të fuqishme të ekstremiteteve të poshtme dhe dhimbje të mesit, pastaj kisha diarre. Më e keqja filloi kur kisha kollitje dhe ethe dhe kjo më shtyri që të konsultohem me kolegët e mi infektologë, që të filloj me antibiotikë”,thekson Isufi, duke shtuar se gjatë tërë kohës është mjekuar në shtëpi.

Gjatë tërë kohës në izolim, Isufi ka qëndruar vetëm në një dhomë në banesën e tij në Kumanovë. Mbajtja e distancës fizike, thotë ai, ka qenë vendimtare që asnjëri anëtarë i familjes së tij të mos infektohej me sëmundjen COVID-19.

Mjeku Isufi thotë se më së vështiri për të ka qenë që të mbajë distancë me dy fëmijët e tij të vegjël.

“(Fëmijët) Thoshin na lejo vetëm të futemi brenda të të shohim babi, pasi vërtetë ishin të përmalluar shumë. Imagjinoni se çfarë gëzimi dhe çfarë brohoritje kanë bërë në testin e parë kur dola se jam negative.

Me kënaqësi do e filloj punën dhe në qoftë se është nevoja, përsëri do të jem në pikën e parë të zjarrit, për shkak se popullata kërkon shërbimin dhe shpresën e ka te bluzat e bardha”, thotë mjeku Ylber Isufi.

Ai i porositë të gjithë qytetarët që me përpikmëri të respektojnë të gjitha rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, pasi siç thotë ai, ky virus është mjaft serioz dhe periudha e shërimit është shumë e vështirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.