KULTURË

 “Opera me pizhama” vijon shfaqjet, ja programi

11:04 - 14.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Opera me pizhama” prezanton sonte mbrëma një grupim të ri iniciativash të disa prej solistëve dhe instrumentistëve të TKOB-së, një tjetër performancë shpirti.




“Performance Soul”, prej perëndimit të diellit të Leonard Dedës e Zef Lekajt, te këngët e rinisë së Agim Krajkës e Zhuljana Jorganxhisë; nga vitet 1900 me “Intermezzo”-n e Manuel Ponce, tek jazz-i i viteve ‘30 me “Dream a little dream of me” (më shumë se 60 versione në të gjithë botën) apo tek paso doble e operas me tre akte “El gato montes” (Macja e egër).

Izolimi në shtëpi dhe iniciativat artistike nga shtëpia, kanë nxitur instrumentistët të gjejnë, krijojnë dhe interpretojnë në mënyrë të veçantë dhe alternative, ndryshe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku publiku është mësuar gjithmonë t’i identifikojë me muzikën klasike.

“Performance Soul”, sonte mbrëma, ora 20.30, në kanalin e TKOB-së në youtube dhe livestream në faqen e TKOB-së në facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.