Kryesore

Protesta tek Teatri/ Rama: Nuk shoh ndonjë aleancë, por grup njerëzish që kanë thyer rregullat

21:46 - 14.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar minorancë artistët dhe qytetarët që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.




Teksa Blendi Fevziu i ka shfaqur në ekran Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, Rama tha se nuk sheh një aleancë por një grup njerëzish që kanë thyer rregullat duke u kthyer në rrezik.

“Së pari ju më thatë që pas shpinës shoh një grup njerëzisht që kanë thyer të gjitha rregullat aktuale në kundërshtim me aktin normativ duke vënë në rrezik veten dhe njeri tjetrin dhe ata që mund të kenë kontakte më pas. Nuk shoh ndonjë aleancë. Nuk flas për persona por për atë që po ndodh pas shpinës suaj.

Nuk ka qytetarë në barrikadë njerëzorë, nuk ka artistë dhe grusht aktorësh të bashkuar në një barrikadë njerëzore. Nuk është Ndrenika, ndriçim Xhepa, Nuk është Altin Basha që janë pjesa dërrmuese e komunitetit, nuk është më as alibia skandaloze e dhënies së pronës shtetërore tek një privat, ka rënë opsioni i PPP, ishte një tentativë e mirësjellshme për të ndërtuar një teatër. Gjithmonë ka një minorancë që kundërshton.

Unë them që ata janë një pakicë shumë e vogël, legjitime në të drejtën e tyre që të jenë kundër, që të duan patjetër që karakatina e teatrit kombëtar ekzistues të qëndrojë aty post mortum të tyre edhe 2 mijë vjet. Po nuk mund të bëjnë asgjë për t’iu imponuar shumicës. Shumica nuk është shumica e pushtetit ekzekutiv por i komunitetit teatror”, deklaroi Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.