EKONOMI

Lista e re, 1000 pronarët që marrin tapinë e shtëpisë

17:49 - 15.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Agjencia e Kadastrës Shtetërore publikon listën me 1000 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe do të marrin tapitë për shtëpitë dhe për truallin. Përfituesit janë në të gjithë vendin dhe lista është botuar dje në Fletoren Zyrtare. Agjencia e Kadastrës Shtetërore publikon listën e plotë me përfituesit e tapive dhe sipërfaqet takuese për secilin, të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se përfituesit do të pajisen me certifikatën e pronësisë brenda afateve ligjore. Vendimi me listën e përfituesve është botuar në Fletoren Zyrtare dhe tani pritet vetëm regjistrimi i tyre.




Përfituesit janë në qarqet Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Kukës dhe Korçë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të regjistrojë sipërfaqet takuese dhe do të japë certifikatën e pronësisë. Sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m². Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Pasi është miratuar kalimi i pronësisë për parcelat ndërtimore, është miratuar edhe kompensimi për pronarët. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe masën e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara. Referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP-së janë në total 300 parcela. Qeveria ngarkon Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme Berat, Elbasan, Librazhd, Durrës, Tiranë, Lushnjë, Shkodër, Korçë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kavajë dhe Kukës të regjistrojnë brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.