BLUETOOTH

Aurela Hoxha pranë martesës. Pas tri vitesh bashkëjetesë, “showgir”-li dhe biznesmeni, gati të celebrohen në Barcelonë

18:00 - 16.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej gati tri vitesh, Aurela Hoxha jeton në Barcelonë, së bashku me partnerin e saj. Ishte dashuria, ajo që e largoi “showgirl”-in nga Shqipëria, duke ndjekur nga pas Albanin. Duket se ky trevjeçar ka ndryshuar shumë nga jeta e Aurelës, e cila hoqi dorë nga projektet dhe fama që kishte në vendin e saj, për të qenë pranë dashurisë si dhe për të provuar suksesin ndërkombëtar. Ndryshime erdhën edhe në pamjen e jashtme të saj. Gjithnjë e kritikuar për buzët e fryra, modelja vendosi të largojë botoksin nga buzët, për t’u dukur më natyrale. Tashmë ajo ka zgjedhur të shndërrohet në një bionde, me një pamje natyrale, larg ‘make-up’-it të rëndë që ishim mësuar ta shohim. Gjithçka duket se po shkon mirë në jetën e saj, sidomos asaj private. Pas lidhjes trevjeçare, duket se Aurela dhe Albani kanë vendosur të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Miqtë e çiftit kanë zbuluar se ata tashmë janë gati për t’u martuar, pasi kanë testuar raportin e tyre prej disa vitesh bashkëjetesë.




Albani është një emër i njohur në vendin tonë. Prej vitesh ai jeton në Barcelonë, ku ka edhe disa biznese në fushën e hotelerisë. Në fillimit e historisë së tyre, ata e jetonin këtë marrëdhënie mes Tiranës dhe Barcelonës, derisa Aurela vendosi të shpërngulej përfundimisht. Megjithatë, të dy ata e vizitojnë shpesh Tiranën, ku qëndrojnë në shtëpinë e modeles, së bashku me familjen e saj. Duket se tashmë dyshja ka vendosur të hedhë edhe hapin e madh në jetën e tyre, duke u bërë zyrtarisht burrë e grua. Sipas asaj çfarë kemi mundur të kuptojmë, çifti do të zgjedhë të celebrojë këtë ditë në një festë të vogël private, me pak të ftuar, duke mos zgjedhur një festë të madhe, siç i ka hije një “showgir”-li. Ceremonia do të mbahet në Barcelonë, por natyrisht që çdo detaj çifti do ta vendosë në përfundim të situatës së krijuar prej koronavirusit. Në rrjetet sociale, Aurela zgjedh të postojë foto seksi, video duke kërcyer, por kurrë një pozë me partnerin e saj. Duket se kjo periudhë i ka shërbyer asaj edhe të kalojë më shumë kohë pranë gatimit. Në “Instagram”, ajo ka treguar anën tjetër të saj, atë të një kuzhiniere të zonjën. Mesa duket, tashmë që është pranë martesës, ajo ka vendosur të shpalosë talentin edhe në kuzhinë, ku ka ndarë me miqtë video teksa bënte byrek. Kujtojmë se Aurela ka lënë pas një martesë 10-vjeçare, për të cilën kurrë s’ka folur në media. Ndaj duke e njohur, jemi të sigurt që edhe këtë herë ajo do të zgjedhë të mos flasë për historinë e saj të dashurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.