Kryesore

Katër muaj pas aksidentit tragjik, zbardhet autopsia! Zbulohet shkaku i vdekjes së Kobe Bryant dhe pasagjerëve të tjerë

16:56 - 16.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur autopsia e vdekjes së Kobe Bryant dhe pasagjerëve të tjerë katër muaj pas aksidentit tragjik.




Dje nga Departamenti i Mjekësisë në Los Angeles është zbuluar dhe raporti i autopsisë.

Nga autopsia e publikuar ka rezultuar se piloti nuk ishte në gjendje të dehur dhe as të droguar.

“Shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat u vërtetua si traumë e hapur. Mënyra e vdekjes u vërtetua si aksident. Testi nuk zbuloi praninë e alkoolit ose drogave të ndryshme. Trupi i pilotit u testua për substanca, përfshirë benzodiazepines, kokainë, fentanil, heroinë, marijuanë, opioide, fenciklidinë dhe amfetamina”, thuhet në raportin e autopsisë.

Pra, mendohet si shkaku i aksidentit Kobe Bryand ka qenë mjegulla e tepërt.

Kobe Bryant konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA teksa është shënuesi i katër më i mirë në këtë kampionat me mbi 33 mijë pikë të shënuar në karrierë.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Vanessa ka bërë me dije se libri i dytë Kobe “The Ëizenard Series: Season One” është hedhur në treg dhe të gjithë adhuruesit e tij mund ta lexojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.