Kryesore

Lajm i madh për futbollin shqiptar, ja vendimi që ka marrë Ministria e Shëndetësisë së fundmi

17:18 - 16.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyre individuale, siç pat njoftuar më herët ministrja Manastirliu.




Një lajm pozitiv ky për klubet e futbollit, që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor, shkruan PanoramaSport.

Tashmë duket se vendimi është marrë dhe pritet që në minutat në vazhdim të konfirmohet nga ministria nëpërmjet faqes zyrtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.