BLUETOOTH

Mevlan Zeka: Rrugëtimi nga titujt, tek ambicia për skuadrat europiane

18:30 - 16.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mevlan Zeka është një nga futbollistët e Kombëtares kosovare, e cila dita pas dite po ngrihet. Në rrëfimin e tij për “Bluetooth”, Zeka rrëfen sesi ndoqi trashëgiminë e familjes, duke iu futur botës së futbollit që në moshën 7-vjeçare. Më tej, ai flet edhe për vështirësitë që ka hasur në karrierë. Pa komplekse flet edhe për premtime e mëdha që i janë bërë përgjatë këtij rrugëtimi.




Si lindi “dashuria” jote për futbollin?
Që në moshën 7-vjeçare, dashuria ime ishte e zjarrtë që të merrem me futboll. Përgjatë gjithë këtyre viteve kam investuar dhe kam punuar fort për dashurinë time.
Në familjen tënde, a ka pasur të tjerë që janë marrë me futboll?
Në familje janë marrë të gjithë me futboll, babi dhe vëllai im, Sead Zeka, i cili ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës në vitin 2002.
Na fol pak për ecurinë tënde në futboll…
Ecuria ime deri në këtë moshë është shumë e mirë, por asnjëherë nuk duhet të ndalemi dhe të kërkojmë gjithmonë më të mirën nga vetja.
Çfarë do të veçoje nga eksperienca jote e deritanishme?
Do të veçoja të gjithë titujt që i kam fituar në futbollin kosovar, sepse futbolli luhet për tituj.

97440219_671734033621168_400894536626208768_n 97788090_236227824350845_7261772361517498368_n 97584827_2862558770460573_8831089562492076032_n 97342250_1566073893559612_7616600225683079168_n 97062812_888008468277159_8297122177233190912_n
<
>

Çfarë synon në të ardhmen në karrierë?
Unë synoj që të luaj jashtë vendit, diku në Europë.
A mendoni se karriera jote e deritanishme ka ecur ashtu siç e kishe ëndërruar më parë?
Mendoj që karriera ime është shumë mirë, por unë mendoj që gjithmonë të bëj më të mirën këtu, pastaj të vazhdoj tutje lart e më lart në futboll.
Po për Kombëtaren shqiptare, ç’mendim ke në përgjithësi?
Kombëtarja është një pasuri e madhe për Republikën e Kosovës, sepse ka djem të rinj, të cilët mund ta përfaqësojnë Kosovën shumë lartë.
Cila është problematika që të ka “bezdisur” më shumë gjatë karrierës tënde?
Problematika ishte gjithmonë premtimet e mëdha që kam pasur për transferime jashtë vendit.
Ka pasur ndonjë moment të keq deri tani në rrugën tënde?
E veçoj një moment lëndimi kur kam qenë 3 muaj jashtë fushës, vërtet ishte një moment i keq.
Përveç futbollit, çfarë pasioni tjetër ke?
Përveç futbollit, pasion kam edhe këndimin
Cili është futbollisti që do të dëshiroje të arrije një karrierë si e tij, një emër që e shikon si idhull?
Milot Rashica, një shok i imi, po e përmend sepse ka dalë pikërisht nga Kosova dhe u shndërrua në një idhull të vërtetë.
Kur luan, familja të ndjek në stadium, apo vetëm përmes televizionit?
Familja me ndjek gjithmonë sa herë luaj, si nga afër në stadium, ashtu edhe në televizion
Çfarë dëshiron të arrish këtë vit?
Këtë vit dëshiroj të arrij një paraqitje të mira në futboll.
Ku e shikon veten pas 10 vjetësh?
Veten pas 10 viteve nuk mund të them se si e shoh, sepse e paditura e mban njeriun gjallë. Nuk di, por për të të mos lënë pa përgjigje, mendoj se mund të jem një trajner pas 10 vitesh.
Në fund, ka diçka për të shtuar?
Futbolli është një pasion, i cili po të kesh talent dhe shumë fat, të ndryshon jeta. Prandaj të gjithë fëmijët duhen të merren me futboll dhe sport në përgjithësi, sepse jetës nuk i dihet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.