Kryesore

Nis futbolli edhe në Kosovë, qeveria lejon skuadrat të rikthehen në fushë

13:37 - 18.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nis futbolli në Kosovë! Nga dita e sotme, Qeveria ka dhënë miratimin për nisjen e stërvitjes së skuadrave të futbollit.




Ministria e Shëndetësisë ka komunikuar nëpërmjet zëdhënësit Faik Hoti se skuadrat mund të kryejnë stërvitje për periudhën kohore 18 maj–1 qershor.

Sa i përket datës së rifillimit të kampionateve, pritet një vendim i dytë i qeverisë së Kosovës dhe Federatës së Futbollit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Me që IKSHPK dhe Zyra e OBSh-së në Kosovë kanë konstatuar se situata epidemiologjike në Kosovë konsiderohet me risk të reduktuar krahasuar me situatën paraprake, Ministria e Shëndetësisë ke lejuar mbajtjen e aktiviteteve stërvitore për Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht për klubet futbollistike në vend.

Këto aktivitete do të zhvillohen në pajtueshmëri me Udhëzimin për procesin stërvitor të dakorduar midis FFK-së, MSH-së e IKSHPK-së dhe duke respektuar edhe Udhëzuesin e Përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Prej periudhës 18 maj deri më 1 qershor, në pajtim me këta udhëzues, klubet e futbollit do të mund të zhvillojnë vetëm aktivitete stërvitore, për të qenë gati që ndeshjet t’i zhvillojnë në qershor, në varësi të situatës epidemiologjike.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve stërvitore, pjesëmarrësit në to duhet t’i zbatojnë masat mbrojtëse, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzues.

FFK do ta ndaj udhëzuesin me klubet futbollistike dhe do t’u jap atyre instruksione shtesë lidhur me mbarëvajtjen e stërvitjeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.