Kryesore

“I shkonte çdo ditë në zyrë Mediut i thoshte ‘jam i djathë’. Sot Lleshaj shkon tek zyra e Ruçit

17:42 - 18.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NGA AGRON GJEKMARKAJ




Ajo që spikati dje ishte dhuna ndaj të rinjve e të rejave si dhe  politikanve të ndryshem  përgjatë gjithë dites ! Kjo ndodhi pasi Edi Rama ja doli të perdorë skemat e komunizmit duke i  vendosur  aktoret pro dhe kunder pasi disa i ka shperblyer me pensione speciale !  Po kaq shembjen  e teatrit  e realizoi natën në ora 4 e 30 të mëngjesit orar ky i parapëlqyer për ekzekutime, në breg të lumit në Tiranë apo të çinarët e Rrmajit në Shkoder  në vitet 1945-46! Dje për shumë njerez ishte një ditë tragjike! E  kam përjetuar me dhimbje të madhe ! Më shumë se çdo gjë ajo që befasoi ishte sjellja e policisë, motivimi i saj për të të rrahur, fyer e poshteruar !

Fotografitë me shkelma mbi fytyrë e mbi bark që policet u vendosnin egersisht viktimave të tyre të dorëzuara ishte dëshmi që bestialiteti mes nesh dhe indoktrinimi ideologjik është shumë i fortë ! Këta policë dhe drejtuesit e tyre atdhe kanë partinë dhe pushtetin , të qenit shqiptar për ta nuk është asgjë para të qenit socialist apo rilindas ! Ata nuk na mbrojnë por na urrejnë të gjithëve ne që nuk jemi si ata !

Pamjet me publicistin dhe analistin, Alfred Lela të cilin po e leçisnin nën brutalitet dhe sharje policesh  militant e militantesh policë  na bëjnë me dije sa afer e kemi të kaluaren, sa lehtë na afrohet ajo, si na ndjek e si nuk na ndahet !

Sander Lleshin e kam patur një nga miqtë më të afërt e më të mirë sëpaku keshtu besoja , e kam patur të tillë kur ishte një i djathtë konservator e gjithaq kur u bë një i majtë i bindur duke ja justifikuar pa bindje por me dashamirësi  luhatjet nxitur nga  disa padrejtësi që i mendoja si të tilla ndaj karrierës së tij ushtarake në kohen e qeverisjes së PD-së  ! Prej kohësh vë në dyshim aftësinë timë për të njohur njerëzit ! Vras mendjen dhe nuk e gjej dot ku e ka fshehur nder vite ai njeri gjithë atë urrejtje , ato komplekse për njerëzit, ku e ka fshehur gjithë atë potencial frustimi e servilizmi si dhe zelli për tu nënshtruar e për të sherbyer , atë çapitjet të pafund egoizmi vetëm për një karrige, për një shofer që i hap derën kur zbret , nevojën për truprojat e gjatë mes të cilave humbet tek ecën me delir për t’u dukur personalitet, atë arrogancë me ata që s’ka interes dhe lëbyrje ndaj eprorëve! Me ka pse thënë Fatmir Mediu ish-ministër i Mbrojtjes, por e merrja si shaka që “Sandri më vinte në zyrë e çdo ditë me thoshte ejjjj jam i djathtë unë” ! Sepse kur njeriu është s’ka nevojë ta pohojë  dhe e njihja për të tillë !

Tani e imagjinoj tek shkon në zyrën e Gramoz Rucit apo Erjon Braçes duke vikatur “ej jam i majtë unë “ ! Se besoja kurrë të arrija në përfundimin që i paskëshim rënë në qafë Fatmir Xhafes ! Zor të besohet se Xhafaj do ta lejontë këte festival dhune madje as Saimir Tahiri ! Në fakt sado që i shamë ata se bënë kurrë, nuk  preken gazetarë me dorë ! Duke patur një histori politike nga pas ata kishin më shtyllë korrizore !

Më la pa fjalë gjuha e tij e urrejtjes ( Lleshajt) që kur filluan protestat e studenteve dhe të pedagogeve ku ai ishte më agresivi dhe patetiku në komunikime të brendshme dhe publike duke deguar policë në fakultetin ku punon miqtë e tij  , për të arritur apogjeun gjatë vitit të protestave opozitare për tu zvjerdhur tani kur mundohet të qeshë I pari me memet që shpërndan Edi Rama ku tallet shefi i opozitës ! Në këtë cirk karakteri ai stimulon dhunen e vartesve të tij ! Lleshi bëhet trim sot nga servilizmi nga nevoja shpirterore që ka për pushtet e rrol  dhe mbajeni mend neser sa frikacak do të jetë kur Rama ta hedhë si një  perzervativ pasi ti ketë kryer të gjitha punet e ndyra ! Një herë e paralajmeroi duke e debuar nga mbledhja e qeverisë ku pasi u skuq e tha se nuk do të ulej më në atë karrige u rikthye prapë duke puthur këmbët e padronit ! Ndonëse ka ngrënë buk në shtëpinë time  e po ashtu unë në shtepinë e tij, në këtë moment  e kam bindje të thellë që nese Edi  Rama i jep urdher të gjëjë një shkak që të ndalojë mua apo miq të të tjerë e imagjinoj të perskuqur , të gatshem, dihates duke rëndur për të zbatuar  urdhëron! Të pres Sander ! Hajde , Ti e di që nuk jam frikacak si ti  edhe pse mund të me përgjosh telefonin apo skenarë të tjerë !

Ti në këtë rast je Pjerin Kcira që fute armet në kishen e komunitetit katolik ! Një bindje më ka shoqëruar gjithmonë që katoliket nuk janë shpërblyer kurrë sa duhet në këtë shtet në raport me kontributet që kanë dhënë në historinë e tij teksa nga Enver Hoxha dhe shpura e tij martirizoheshin si në kohët e golgotës ! Kur Lleshi u emërua ministër nga pikëpamje simbolike e konsiderova një reflektim ! Por koha si ilaci më i mirë po na rrefen se ai këtij komuniteti së bashku me Gjovalin Loken po i vënë njollën e turpit shumë më tepër se të fortët që Rama zgjodhi për ti përfaqësuar në parlament ! Ata së paku ishin vetvetja nuk hiqeshin për atë që nuk ishin ! Pse një i krishterë duhet të bëhet paladin i dhunës ?

Ministri dje mbase ka shkuar i gëzuar në shtëpi se i gjakosi  si askush protestuesit, se e gëzoi shefin e tij që nuk është çudi që bashkë me opozitën e re të ndryshojë kushtetutën sipas modelit Erdogan , por gjumin i cili është mjaft mistik nuk e komandon dot, i do ti bëhet halucinativ si i Makbethit ! Kjo është njëra anë e  dhunes , përkufizimi i saj  për pushtet, për karrige, për interes dhe ideologji për dialektalizem  politik ! Si tha Lela ?…policet që po e dhunonin kish akcent të fortë lab megjithse shumë leberve duhet tu kenë shkuar zorrët tek hunda nga shfaqja e djeshme ! Tjetra është mujsharia verbale e miqve apo pseudomiqve e atyrë që ti i respekton për njerez edhe pse nuk ndan të njëjtat bindje politike që të ngacmojnë ore e çast se ja “Rama jua shembi teatrin e çfarë do bëni tani , ku shkoi vija e kuqe u bë llastik brekësh ?! Nuk e besoja kurrë që do të gjenin kaq zulmë tek dhuna, kaq gëzim hipokrit të lidhur me fitime direkte pa asnjë ideal , të ishin kaq bijë sklleverish …?

Nuk do kisha patur kurrë guximin ti perkufizoja si  fytyrëshollë që nuk u intereson kurrë liria dhe dinjiteti para një grushti me euro ! Ky është banaliteti i  së keqes fatkeqësia e ketij vëndi të vogel e me pak banorë që mon më teper urrejtjen sesa dashurinë për tjetrin, poshtërimin para respektit, grushtin para fjales ! Një miku im mjek ish politikan fjalen e të cilit e çmoj , alergjik ndaj Edi Rames , më shkruante sot në ëhatsapp “se nuk të lexoj më” pas shkrimit ku thoja që Teatrin nuk e shembi Basha por Rama ku nuk mund të vihet shenja e barazimit midis agresorit dhe viktimës ! Ai pohim më shtoi bindjen se shqiptaret duan ndryshim më shumë se rrotacion dhe se Bashen e duan më ndryshe nga  ai c’është aktualisht ! L. Basha  nuk mund të jetë më spontan e rastesor, me njerez pa impakt publik anash tij, ai ka detyrimin që të ndërtoje një projekt të madh bashkimi qytetar e politik me kushtin për të themeluar rregulla e institucione !

Mbi të gjitha të ndërtoje koherencë  ky pas çdo fjale të ketë një akt përndryshe nuk e merr besimin e një shoqërie të rrezuar nga e keqja dhe varferia ! Nuk do ti dhimbsej askujt Basha si individ nëse dështon por do të ishte fatalitet legalizimi i dhunës e diktatures nëpërmjet zgjedhjeve të kërcënuara nga vullneti  i Edi Rames  apo zelli i Sander Lleshit ,  Gjovalin Lokes e të tjerë ndaj duhet mbështetur Basha si instrument i një shprese kolektive dhe jo të qëllimit të tij personal për pushtet  apo atyrë që mendojnë se do të bëjnë para pasi ai të behet Kryeministër ! Meditimi mbi dhunën e ketyre diteve më shpie në përfundime të tilla që keqbërësi më i madh i Shqipërisë sot është artisti i  shndërruar në dhunues  si shprehu piktori me famë europiane Ardian Paci !


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. IK MORE QELBËSIR ,KUSH JE TI AGRON GJEKMARKAJ NJË PASARDHËS I BANDITIZMIT MALSISË VERIUT Gjon markagjonit ,Një sharlatan Që bënë pazare të pista duke lehur si qen dhe QË LËPINË BYTHËN E POLITIKËS SË TERRORIT SALI BERISHËS ,ILIR METËS ,MONIKA KRYEMADHI ,L.BASHA,Ministrit brendëshëm S.Lleshaj nuk i vjen te kari ti zygar .Ai ka personalitet e integritet të lindur. .

    Përgjigju ↓