Kryesore

Teatri/ Regjisori Budina: Më kanë vrarë gjënë më të dashur, ka interesa të fshehta, nuk do e lëmë me kaq

14:21 - 18.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, regjisori Edmond Budina në një intervistë për ‘Neës24’ është shprehur se ndjehet si një njeri që kthehet në skenën e krimit, ndërsa shton se I kanë vrarë gjënë më të dashur.




“Ndjehem sot si një njeri që kthehet në skenën e krimit, ku i kanë vrarë mbase gjënë më të dashur që ka pasur në jetë. Është e dhimbshme të shikosh këto eskavatorë që gërryejnë dhe e fshehin atë që dy ditë më parë e thanë me gojën e tyre, që duhet të shpëtohet gardëroba, ekuizita… Të gjithë pasurinë e atij teatri u varrosën në ato rrënoja, revoltohesh nga ky xhest”,- tha ai.

Budina është shprehur se nuk do ta lënë me kaq këtë çështje, pasi ka interesa të fshehta, interesa mafioze.

“Këtu ka interesa të fshehta, interesa mafioze por nuk do i lëmë kështu. E di që vendin e kanë lënë pa Gjykatë Kushtetuese, por nuk e lëmë me kaq këtë cështje, do ta ndjekim cështjen ndërkombëtarisht. Do i drejtohemi Strasburgut, gjykatave ndërkombëtare, Komisionit Europian pasi duket tashëm që Shqipëria është bërë vend i pastrimit të parave të pista, dhe shqiptarët e ndershëm nuk e meritojnë këtë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.