AKTUALITET

“Janë kapërcyer të gjitha pengesat”, Kosova rinis fluturimet drejt Italisë më 21 maj

15:09 - 19.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fluturimi i parë direkt Kosovë-Itali do të realizohet më 21 maj. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Italisë në Kosovë, Nocila Orlando.




Ky i fundit tha se gjatë periudhës së kur kanë qenë të mbyllur kufijtë i kanë dalë në ndihmë të gjithë atyre personave që kanë pasur nevojë të të kthehen në Itali.

“Lajm i madh! Kemi kapërcyer të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i direkt Kosovë – Itali niset më 21 maj. Gjatë izolimit ne siguruam kthimin, përmes Tiranës, e të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t’i lehtësojë gjërat, përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre”, shkroi Orlando në Tëitter.

Ndryshe, Kosova vendosi të mbyllë kufijtë ajror dhe tokësore për shkak të pandemisë COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.