Kryesore

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë/ I mori jetën për borxhin 130 euro të pashlyer, arrestohet fqinji  

14:25 - 19.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur vrasja e shqiptarit në Athinë, pikërisht në Artemidha.




65-vjeçari shqiptar u gjet pa ndjenja nga fqinjë, jashtë shtëpisë, më 10 maj, ndërsa dha shpirt pak më pas në spital. Policia e Athinës ka arrestuar sot një 34-vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi, banor i të njëjtës zonë, fqinj i viktimës.

Sipas policisë greke, 65-vjeçari humbi jetën për 130 euro, që kishte marrë borxh nga 34-vjeçari dhe nuk kishte mundësi të kthente pas. Familja e viktimës nuk ishte në dijeni për borxhin. Pas një debatimi që përfundoi në përleshje të ashpër, 34-vjeçari e hodhi në shesh viktimën, duke e qëlluar me shkelma dhe grushta në kokë.

Të dhënat e 34-vjeçarit nuk bëhen publike, ndërkohë që ditët në vijim pritet seanca para prokurorisë greke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.