Kryesore

“Zhvillim i zonës pas Teatrit”/ A do të shembet ish-selia historike e Partisë Demokratike?

23:28 - 19.05.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reagimi i madh i opinionit publik bëri që qeveria të tërhiqej nga ideja e ndërtimit të Teatrit të ri me “PPP”. Varianti fillestar i Ramës parashikonte që t’i falte firmës “Fusha” truallin pas teatrit që të ngrinte kulla dhe godina të bëhej me shpenzimet e firmës. Në një vështrim të parë: fitonte qeveria dhe publiku (Teatrin e ri) edhe firma Fusha (truall falas në qendër të Tiranës për kulla shumëmilionëshe).




Reagimi i fortë bëri që qeveria të tërhiqej. Si përfundim, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me para publike, rreth 28 milionë euro.

Nënkryetari i bashkisë u pyet sot në “Opinion” në mënyrë të përsëritur nëse varianti i kullave pas Teatrit kishte rënë. Po në mënyrë të përsëritur, Mazniku refuzoi të përgjigjej qartë, ai nuk e mohoi ndërtimin e kullave, por tha se do të zhvillohej zona sipas interesit publik.

Burime nga bashkia thanë për “Gazetën Shqiptare” se zhvillimi i zonës publike pas Teatrit të ri do të ketë si “kurban” shumicën e godinave “të vjetra” të asaj zone, duke përfshirë ish-selinë e Partisë Demokratike.
Godina historike e PD-së, ku pak metra larg saj u vra Azem Hajdari më ’98, sot është pronë e bashkisë së Tiranës.

Ndaj, asgjë s’e ndalon bashkinë që “ta zhvillojë zonën”, qoftë edhe me koston e shembjes së asaj godine që “priti” partinë e parë pas pluralizmit, e cila u zhvendos më 2013 në ish-godinën e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.