Sociale

COVID-19/ 33 epidemiologë nisin grevën: Nuk kemi përfituar pagë as nuk jemi paguar për orët shtesë

10:42 - 20.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

33 punonjës të Qendrës shëndetësore Epidemiologjike janë ngritur ditën e sotme në greve pasi nuk kanë përfituar pagat e luftës kundër COVID-19 dhe nuk janë paguar për punën jashtë orarit.




Sipas Zija Alhyses, kreu i Sindikatës së shëndetësisë dhe punonjës pranë kësaj qendre, që prej 26 nëntorit ky grup punonjësish nuk kanë marrë ende pagat e tyre përsa i përket punës të kryer jashtë orarit.

Ai me kolegët e tij kanë pritur pasagjerët e trageteve dhe kryenin kontrollet e tyre kundër Convid 19, si dhe kanë arritur, sipas tij deri në 40 tamponë në ditë.

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë, ka vijuar Alhysa është ushtruar presion në këtë qendër që të mos dilnin në grevë. Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kërcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”,- tha ai.

Gjatë dy muajve të fundit, ata ndodhen në vijën e parë të rrezikut nga COVID-19 pasi u duhet të jenë në kontakt me personat e mundshëm të prekur nga koronavirusi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.