Kryesore

Infermierja ruse shërben vetëm me të brendshme në repartin me meshkuj, pacientët nuk ankohen, por …

14:22 - 20.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndodh edhe kështu, një infermiere në Rusi u ka shërbyer pacientëve meshkuj vetëm me të brendshme në një repart të Covid-19, duke u treguar kështu të gjithë trupin e saj.




Nga fotoja e bërë virale në mediat e huaja infermierja shihet se është e veshur vetëm me të brendshme, ndërsa sipër mban vetëm një mushama transparente, si edhe maskë kirurgjikale dhe syze mbrojtëse. Kjo foto e infermieres ruse është bërë virale në rrjet, por pacientët nuk kanë pasur ankesa nga veshja e saj.

Por pavarësisht kësaj shefi i spitalit ka reaguar duke e ndëshkuar infermieren për veshjen e saj, për shkak se nuk është  në përputhje me uniformën e duhur të personelit shëndetësor.

Ndërsa ajo vetë ka thënë se nuk e ka kuptuar që përparësja e saj ishte kaq transparente sa t’i dukeshin të brendshmet…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.