Kronikë

Pjesë e bandës kriminale në Kukës, kush është prokurorja dhe djali i saj anëtar i këshillit të qarkut (Zbardhen përgjimet)

12:39 - 20.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala siguron dosjen e Prokurorisë për grupin kriminal në Kukës, që kultivonte kanabis, dhe që çoi më pas në pranga deri tani 22 persona.




Në një pjesë të dosjes zbardhen edhe përgjimet e grupit kriminal, ku zbulohet se janë të përfshirë edhe një femër me emrin Linda, si dhe një prokurore me inicialet F. V. dhe djali i saj, që punon te Këshilli i Qarkut Kukës.

Nga përgjimet e Prokurorisë kuptohet se të gjithë janë në dijeni të aktivitetit kriminal të kultivimit të drogës.

Përgjimet e plota të anëtarëve të bandës të zbardhura:

Më datë 12.09.2019, ora 09:40, poseduesi i numrit të telefonit 068… (femër) i telefonon shtetasit Kreshnik Murata, ku flasin dhe thonë duke qeshur se na paskan future në përgjim.

Më datë 12.09.2019, ora 10:43, poseduesi i numrit të telefonit 068.. i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë “a ike prej Avdylit”, ku Kreshniku i përgjigjet se “jo”.

Më datë 12.09.2019, ora 11:02, poseduesi i numrit të telefonit 068… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj.

Më datë 13.09.2019, ora 11:11, poseduesi i numrit të telefonit 069… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë se erdhën ata (bëhet fjalë për policinë).

Më datë 13.09.2019, ora 19:00, poseduesi i numrit të telefonit 068.. telefonohet nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku Kreshniku i kërkon të heqë te Sinani, ku 140 i përgjigjet se “ta heq nesër”.

Më datë 13.09.2019, ora 19:25, poseduesi i telefonit me numër 068… i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku komunikojnë me njëri-tjetrin për makinat e policisë që kanë dalë për kontroll.

Më datë 14.09.2019, ora 06:46, poseduesi i numrit të telefonit 068… (femër) telefonohet nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku flasin dhe thotë se ku është Gëzimi, apo i përgjigjet “në gjumë”, Kreshniku i thotë “thuaj se atje ka shumë punë”.

Më datë 18.09.2019, ora 10:27, poseduesi i numrit të telefonit 068… (i identifikuar me emrin Akil Buna nga Laçi) i telefonon shtetasit Krehsnik Murataj, ku flasin me njëri-tjetrin dhe është në dijeni të veprimtarisë së tij.

Më datë 21.09.2019, ora 09:52, i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj dhe i thotë “sot a ke ndonjë punë për mua se kam 7 muaj pa lëvizur” dhe shtetasi Kreshnik Murataj i thotë “hajde se për tre ditë jam shumë i ngarkuar”.

Më datë 21.09.2019, ora 14:36, i telefon shtetasit Kreshnik Murataj dhe e pyet nëse e ka marrë në telefon Lindën dhe ai i përgjigjet se është në mal dhe ka një nga Gjirokastra me vete.

Më datë 25.09.2019, ora 08:42, poseduesi i telefonit me numër 069.. (familjarët e Kreshnikut) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin me numër 068…, ku i thonë “shpejt, shpejt, se ka gjuetarë në mal”.

Më datë 25.09.2019, ora 14:10, poseduesi i telefonit me numër 069… i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku e pyet se ka dalë kush lart dhe Kreshniku i përgjigjet se “po”, ku i tregon se “kanë dalë nja gjashtë makina nga Shikajt, nga unë dhe të Bexhet Sula”, ku i tregon se i ka thënë Elidoni.

Më datë 25.09.2019, ora 22:40, poseduesi i telefonit me numër 068… (i identifikuar si Tiku nga Puka) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj.

Më datë 27.09.2019, ora 10:16, poseduesi i telefonit me numër 068… (i përgjigjet një femër) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numrin 068…, ku Kreshniku e pyet për prokuroren F. V., ku pasi komunikon me të ajo i përgjigjet se “nuk e njof”.

Më datë 27.09.2019, ora 10:47, poseduesi i telefonit me numër 069… (i identifikuar si Visi djali i prokurores F. V.) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i tregon se punon te Këshilli i Qarkut Kukës.

Më datë 28.09.2019, ora 18:04, poseduesi i telefonit me numër 069… (Beni nga jugu) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i dërgon mesazh dhe e falënderon për pritjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.