Kryesore

Zbardhet lista e re me emrat e 432 pensionistëve që do të përfitojnë pension suplementar

13:46 - 20.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjithë atyre qytetarëve që iu lind e drejta e përfitimit të pensionit suplementar mund të verifikojnë nëse i plotësojnë apo jo kriteret për të marrë pagesën shtesë. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e re me emrat e 432 përfituesve që mund të tërheqin shtesat e pensionit. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka bërë me dije se numri i përfituesve në total ka arritur në 12742 persona. “12742 ka arritur numri i përfituesve nga ligji nr. 29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Për periudhën 12 – 18 maj 2020, u shtuan dhe 432 përfitues. Vazhdon puna me ritme të shpejta për mbylljen me sukses të këtij procesi, në mënyrë që gjithkush të marrë shërbimin e merituar”,-theksoi Hado. Ndërkohë në ditët në vijim, “Gazeta Shqiptare” do të vijojë publikimin e listave me emrat e pensionistëve fitues që kanë fituar të drejtën e përfitimit të pensionit shtesë
Përcaktimet
në ligj
Ligji nr 29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”,- përcakton 3 lloj përfitimesh. Specifikisht, këto lloje përfitimesh janë: Pension për shkak të profesionit (llojit të punës); shtesë mbi pensionin e pleqërisë; si dhe shtesë mbi pensionin e invaliditetit. “Pensionin për shkak të profesionit (llojit të punës) e përfitojnë: a) Ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
b) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”, krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar.
c) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë”, kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ç) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”,-thuhet në ligj.
Ndërkohë shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, e përfitojnë: ish-punonjësit, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj; si dhe shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.