Kryesore

Deklarata e Yuri Kim/ Reagon Basha: Po përdoret fuqia e Parlamentit për ta kapur politikisht sistemin

21:08 - 21.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas statusit në ‘Twitter’  nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ku shkruan se shpreson që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve të mos jenë të vërteta, ndërsa shton se Reforma në Drejtësi është e nevejshme dhe nuk duhet vrarë, nuk ka munguar një reagim edhe nga kryedemokrati, Lulzim Basha.




Basha ka ripostuar deklaratën e ambasadores amerikane, ndërsa shprehet se, ndryshimet e bëra për reformën në drejtësi nga parlamenti aktual i shërbejnë mazhorancës për të kontrollur dhe kapur politikisht sistemin.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë.”,- komenton Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.