Kosova

E rëndë në Kosovë/ 87-vjeçarja gjendet e pajetë, dyshohet se është vrarë nga e bija

19:37 - 21.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një e moshuar është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme, në Komunën e Gjakovës.




Sipas policisë, pranë viktimës është gjendur edhe vajza e saj, e cila është me të meta mendore, dhe që dyshohet se është vrasëse potenciale e së ëmës.

Rastin për ‘Blic’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se viktima kishte pasur lëndime në dorë dhe kokë.

Ai tutje thotë se e dyshuara (vajza e së ndjerës) është arrestuar për 48 orë.“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjeturë pa shenja jete personi M.R. – lindur 1933. Pranë trupit të viktimes ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962, e cila është me te meta mentale. Rastit i janë pergjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekedore, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen.

Viktima kishte lendime në kokë dhe dorë, por lendime kishte dhe vajza, dhe për kete arsye ekziston dyshimi i arsyeshem se vrasese potenciale mund të jetë vajza. E njejta është hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik. Me vendim të prokurorit të dyshuarës ( vajzés) I është caktuar masa -ndalim policor prej 48 orësh. Trupi i pajetë është derguar ne IML -e per obdukcion”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.