Kryesore

Fatjona Dhimitri shkarkohet nga Komisioni i Edukimit/ Posti i besohet Ramazan Gjuzit, deputetit që u filmua teksa fuste gishtin në hundë

12:49 - 21.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shkarkuar sot nga posti i Kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri. Vendi i kësaj të fundit i është besuar deputetit tjetër të pakicës së re, Ramazan Gjuzit.




Ky i fundit është propozuar nga Grupi Demokraci dhe Drejtësi dhe vendimi është bërë i ditur sot gjatë seancës plenare.
Gjuzi është një emër jo shumë i njohur për publikun, pasi ai nuk është aktivizuar gjatë kësaj legjislature dhe është deputet i listave të LSI-së.

Ai disa javë më parë ka qenë në fokus të medias, për shkak se gjatë mbledhjeve të komisioneve online, është filmuar teksa fuste gishtat në hundë, duke injoruar këshillat e dhëna shpesh në kohë pandemie.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.