OPINION

Internacionalizëm me dorë të hekurt korrupsioni

17:40 - 21.05.20 Liliana Hoxha
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk besoj të ketë shqiptar që të mos vlerësojë misionin e mjekëve dhe infermierëve për të luftuar COVID-19 në Lombardi me vendim të kryeministrit Edi Rama. Personalisht si gjyshe e pesë nipërve e mbesa sensitive po kaq për të gjithë të vegjlit e të rinjtë shqiptarë u mallëngjeva aq shumë për këtë ndihmë ndaj njerëzimit në fatkeqësi ekstreme humanitare siç është situata që po kalon gjithë bota, sa me gjithë rezervat e kundërshtitë ndaj udhëheqjes së kësaj qeverie, për momentin mendova që situatat ekstreme kërkojnë zgjidhje ekstreme, që vetëm Edi Rama mund ta realizonte qoftë edhe të motivuar prej ambicies ekstreme kaq të njohur të tij. Mendova gjithashtu që katastrofa pandemike humanitare duhet ta ketë drejtpeshuar kryeministrin tonë sa të bëjë gjithçka për njerëzit e jo më për veten e tij. Kundrejt këtij internacionalizmi shumë shpejt erdhi prishja skandaloze e Teatrit Kombëtar në formën më tinëzare e vjedhurazi në të gdhirë të së dielës që vetëm specialistët e shkatërrimit të vlerave kombëtare mund ta bëjnë. E mbetur pa frymë e pa gojë, e habitur për këtë kundërshti arrogance e arbitrariteti, tamam në kohën kur qytetari shqiptar u ndje gati për të falur të djeshmen me shpresë te zgjidhjet e ardhshme, kryeministri na pret në besë me prishjen e Teatrit Kombëtar, kaq shumë të kundërshtuar prej artistëve, por dhe të gjithë popullit shqiptar. Nuk dua të ligjëroj se ç’ka qenë e ç’duhet të ishte përgjithmonë TK, çka gjithkush e di pavarësisht se del hapur ose jo përveç klientelës së biznesit e rojave policore të Ramës, kundërshtues e pro prishjes së Teatrit vetëm në mbrojtje të kryeministrit. Prishja e godinës së Teatrit, sado e vjetër të ishte, nuk është bërë në emër të së resë mbi të vjetrën siç demonstron Rama e Veliaj, por në emër të interesave të tyre oligarkike e sidomos në emër të vrarjes së ndërgjegjes kombëtare, e cila mbetet përgjithmonë kundërshtuse morale e tyre. Pra, Teatri Kombëtar me apo pa godinë mbetet një simbol. Ai është aty, te gërmadhat e godinës, sado sipërmarrje të bëhen nga qeveria për teatrin e ri, përfshirë në kullat që do të ngrihen, simbol këto shkëlqimi i krimit korruptiv pushtetar mbi mjerimin e njerëzve, që s’kanë e s’do të kenë bukë në të ardhmen. Përfshirja e opozitës në mbështetje të aleancës së artistëve për mbrojtjen e teatrit është mëse e natyrshme, përderisa kemi të bëjmë me lëvizje qeveritare, me synim shuarjen e identitetit shqiptar, që shqiptari të mos ndjejë kërcyellin e vet e të kthehet në një marionetë pa zë e mendim vetjak siç do ta donte, Rama oligarkia që sërish ju kthye pretendimeve vetjake duke dashur të përgjunjë popullin shqiptar. Vënia kundër artistëve që mbrojtën TK me kokën në rrezik nga një pjesë e artistëve veteran të teatrit ishte lëvizja më e ulët e Ramës si lëvizje vjetërsisht e njohur dhe e urryer e ish-Sigurimit të Shtetit. Askush s’ka për të menduar e jo më të bazohet te kundërshtimi të tyre si i paqenësishëm përpara simbolit të Teatri Kombëtar që do të gjallojë përgjithmonë si ndërgjegje kombëtare.




 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.