Kryesore

Kulla që po zhduk monumentet pas Teatrit, radha e xhamisë dhe e Sahatit

18:02 - 21.05.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Teatrit radhën për tu dëmtuar nga projektet dhe ndërtimi I kullave e ka Xhamia e Et’hem Beut dhe Sahati i Tiranës. Në themelet e këtyre dy monumenteve, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë firmosur ndërtimin e një kulle 21 kate.




Pas Teatrit radhën për tu shembur e ka Xhamia e Et’hem Beut dhe Sahati i Tiranës. Në themelet e këtyre dy monumenteve, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë firmosur ndërtimin e një kulle 21 kate, që nëse nuk i shemb do ti bëjë këto objekte të padukshme.

Në një kohë kur Teatri Kombëtar nuk ekziton më, pak metra më larg, vepra historike e monument kulture i pret i njëjti fat. Në qendër të Tiranës, Sahati dhe Xhamia e Et’hem Behut rrezikohen të shëmben ose minimalisht të mbulohen nga një kullë 21 kate që po ndërtohet me leje të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari I Bashkisë Erion Veliaj.

 Siç e shikoni edhe nga këto pamje themeli i kësaj kulle është hapur pikërisht në bazën e sahatit të Tiranës, e për të shmangur rrëzimit e saj, firma ndërtuese ka hedhur blindat në buzë të kullës së sahatit, në mënyrë që të shmanget dëmtimi i saj gjatë ndërtimit. Dhe në rast se këto dy monumente culture do të shpëtojnë pa u shembur, iatio do të jenë inegzistente pasi edhe imazhi kryesor e identifikues I Tiranës do të mbulohen nga Kulla e firmosur nga dy drjetuesit kryesor të vendit.
Leja për kullën në qendër të Tiranës, që duket se së edhe hyrjen e Bashkisë së Tiranës është firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri Damian Gjiknuri në Këshillin Kombëtar të Territorit në datë 2 Shkurt 2017. Më pas ky vendim, që I hapi rrugë ndërtimit të Kullës u firmos nga kryebashkiaku Erion Veliaj në datë 5 dhjetor 2018 dhe fill kompania nisi rrethimin e sheshit të ndërtimit. Ky projekt i privilegjuar prej Ramës dhe Veliajt po ndërtohet nga një bashkëpunim i dy kompanive, por që duket se kanë të njëjtit ortak.
Sipas lejes së afishuar në tabelën e nisjes së punimeve, kompanitë zbatuese janë TECHNO – ALB dhe TDT & PARTNERS. Nga të dhënat e Qëndrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se kompania TECHNO – ALB është në pronësi të biznesmenit Glendi Abdi, i cili rezulton zotëruesi i vetëm i aksioneve pasi pak kohë më parë I ka blerës 50 % të aksioneve ortakut tjetër Dajlan Avdia. Biznesmeni Avdia shpesh herë është etiketuar nga opozita si mik dhe klient i kryeministrit Edi Rama.

E pikërisht lëvizja e aksioneve është bërë pasi kryeministri Edi Rama ka firmosur lejen ndërtimore. Edhe në kompaninë tjetër dalin po të njëjtit ortakë Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia. Sipas lejës së ndërtimit, kjo godinë do të jetë me disa nivele, ku është parashikuar 3 kate nëndhe parkim, 4 kate, 5, 9, 11 dhe kulla më e lartë 21 kate.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.