Kryesore

“Rama e shembi Teatrin me dhunë, për të pastruar lekët e pista”, Basha: Ai është mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë

16:01 - 21.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar, përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter’.




Basha shkruan se Rama e shembi Teatrit me dhuë, kundra ligjit për të pastruar paratë e pista, ndërsa e cilëson si ‘mbretin lakuriq’ që të gjithë po e tregojnë me gisht sot.

STATUSI I PLOTE

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.
Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.
Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.