Kronikë

Berat/ Po luante në tunelin e vendosur për festat e fundvitit, 5-vjeçarin e zë korenti e humb jetën, familja akuzon bashkinë

14:24 - 22.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 5-vjeçar nga Berati ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në parkun e qytetit. Ai ka qenë duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit.




Pasi ka rënë në tokë duke u dridhur kalimtarët kanë menduar se vuante nga ndonjë sëmundje dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën. 5-vjeçari ka mbërritur në spital me shenja jete të dobëta por mjekët, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë.

Pas dërgimit të kufomës së fëmijës në morgun e Spitalit Rajonal Berat, kanë mbërritur edhe familjarët e tij, të cilët punojnë në tregje, ku shesin rroba të përdorura. Gjyshi i djalit dhe të gjithë familjarët e fëmijës, të tronditur nga gjithçka ndodhi kërkojnë të vihet përpara drejtësisë përgjegjësi i kësaj ngjarje tragjike. Gjyshi i djalit bën përgjegjëse bashkinë e qytetit që nuk kontrollon telat e korrentit në zbukurimet e vendosura në park ku luajnë fëmijët.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që po bëjnë këqyrjen e vendngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të saj si dhe vënien përpara përgjegjësisë të personit përgjegjës që duhet të kontrollonte edhe kabllot elektrik të tunelit me drita. Edhe pse ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar, qoftë edhe paraprak nga zëdhënësja për shtyp e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.