Kronikë

OFL zbarkon në Korçë, Pogradec e Elbasan/ U kërkon deklarim të pasurisë 4 personave

13:43 - 22.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Operacioni Forca e Ligjit, ka zbarkuar ditën e sotme në Korçë, Poradec e Elbasan, ku u ka kërkuar të deklarojnë pasurinë 4 personave.




NJOFTIMI I OFL                                      

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A.R., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

F.A., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”;

M.B., banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim;

Sh. Sh., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.