Kronikë

Shfrytëzonte për prostitucion 22-vjeçaren, do e trafikonte në Belgjikë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë (Emri)

10:59 - 22.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 39-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare, të cilën po përgatitej ta trafikonte drejt Belgjikës.




Në pranga ka rënë shtetasi Adrian Mykaj, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Waiting”, pas një hetimi disamujor.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Kapet dhe ndalohet nga Policia 39-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Waiting”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet shtetasi:

A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”.

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.