BLUETOOTH

Alba Hoxha i jep fund historisë me Albi Nakon

12:27 - 23.05.20 Gazeta Shqiptare

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë një ndër çiftet që nuk e pranuar kurrë publikisht historinë e tyre të dashurisë. Prej më se 4 vitesh, dyshja ka pasur një raport me ulje-ngritjet e veta, por duket se gjithmonë e kanë gjetur një rrugë për të qenë së bashku. Të pyetur nga mediat, ata nuk e kanë pranuar kurrë se mes tyre ishte një histori dashurie, duke u shprehur gjithnjë se ishin miq. Megjithatë, miqtë kanë zbuluar detaje nga ky raport sa intensiv, aq edhe problematik. Balerina 15 vjet më e vogël filloi të përflitej si e dashura e koreografit vetëm pak muaj nga ndarja e tij me Klaudia Pepën. Në atë kohë, Alba kaloi nga balerinë e “Stop” edhe në vajzën e motit në TV “Klan”. Vetëm vjet, ajo vendosi t’i dedikohej edhe biznesit, ku provoi një dyqan me veshje, të cilën edhe partneri ia reklamoi shumë në rrjetet sociale. Në pak vite, Alba i ngjiti shpejt shkallët e karrierës edhe në saj të të dashurit të saj. Por duket se kësaj historie i ka ardhur fundi. Pas gati 4 vitesh lidhjeje, Albi dhe balerina janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri. Çifti që shpeshherë ishte bërë gati edhe për ta zyrtarizuar këtë lidhje, këtë herë duket se e kanë mbyllur raportin njëherë e mirë. Bëhet me dije se shkak për këtë ndarje kanë qenë problemet e shpeshta të dyshes, por edhe fakti që familja e të dyve nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje, e cila shpesh hasej në problematika të mëdha. Tashmë të dy vijojnë të punojnë në të njëjtin vend, por duket se rrugët e tyre janë ndarë njëherë e mirë. Alba vijon punët si koreografe e “Stop”, por edhe në minutazhin e saj te moti. Nga ana tjetër Albi, i cili këtë herë i jep fund një tjetër historie dashurie me një balerinë, rikthehet në krye të punëve të tij në TV “Klan”. Duket se debatet mes tyre kanë qenë aq të ashpra, sa tashmë kanë fshirë njëri-tjetrin nga profilet e tyre në “Instagram”.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.