AKTUALITET

COVID-19/ Silva Bino: Virusi qarkullon ende, qytetarët të jenë të përgjegjshëm, të bëjnë kujdes

12:30 - 23.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino në një lidhje me ‘Skype’ në Neës 24 foli për situatën e COVID 19 në Shqipëri.




Bino u shpreh se vendi e ka kaluar tashmë pikun epidemik, por virusi qarkullon ende , prandaj  qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të bëjnë kujdes.

“Vendi ynë e ka kaluar pikun epidemic. Kemi raste të kufizuara, kemi qarkullim të virusit pavarësisht se jo i dendur. Hapja gjatë javës është e rëndësishme për aktivitetet e biznesit që lidhen me punën dhe fundjava bëhet për të kufizuar kontaktin distancimin, është një masë e rëndësishme e cila na lehtëson. Në fundjavë ne kufizojmë distancimin social. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm, duhet të bëjnë kujdes”,- tha ajo.

Në lidhje me kryerjen e 14 mijë testimve molekulare dhe serologjike, Bino tha se “Analizat serologjike bëhen për të kuptuar nëse personi që i nënshtrohet këtij testi e ka kaluar apo jo COVID 19, pra neëse kanë zhvilluar antitrupa. Ju theksoj se shumica e të prekurve janë pa simtoma. Këto analiza janë kryer pranë laboratorit në QSUT, po janë kryer edhe mbi popullantën e përgjithshme, në rastet kur është rekomanduar një gjë e tillë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.