Kryesore

Epidemiologu Alimehmeti: Virusi nuk transmetohet përmes prekjes së objekteve, deti nuk e përhap koronavirusin

13:26 - 23.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë dy njoftime të rëndësishme për qytetarët  në ‘Facebook’ përmes së cilave bazohet në studime të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë.




“DC (Centers for Disease Control and Prevention – USA, informon se virusi nuk transmetohet me lehtësi përmes prekjes se objekteve apo sipërfaqeve të infektuara.

Megjithëse është ende e mundur, kjo mundësi është zbuluar që është shumë më e vogël se sa mendohej fillimisht. Pra, ato dorezat hiqini po patët mundësi”, bën të ditur Alimehmeti.

Ai ka larjmëruar gjithashtu se Instituti Kombëtar i Francës për Shkencat Oqeanike nuk ka gjetur gjurmë të koronavirusit as në ujin e detit dhe as në molusqe.

“Që ta kemi të qartë, DETI NUK E PËRHAP KORONAVIRUSIN! Pse molusqet janë të rëndësishme në studim? Sepse ushqehen përmes filtrimit të ujit të detit.

Në ujërat detare derdhen ujërat e zeza që përmbajnë virusin. Nëse ky virus do të mbijetonte në det, atëherë prova bëhet pikërisht te molusqet që shërbejnë si akumulues biologjike!Forca miq! Lahuni në det, argëtohuni vetë dhe lironi fëmijët”, shprehet ai.

1 2
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.