Kronikë

Humbi jetën teksa po luante me dekorin në park/ Arrestohen 2 zyrtarë të Bashkisë, nën hetim dhe 4 elektriçistë

09:24 - 23.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në Berat, ku një 5-vjeçar humbi jetën teksa po luante me një pjesë të dekorit me drita në parkun e qytetit.




Pas hetimeve të kryera nga specialistët dhe ekspertët kriminalistikë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në pranga kanë rënë 2 drejtues të bashkisë Berat dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 4 punonjës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat që konfirmojnë se 6 shtetas (drejtues dhe punonjës të bashkisë Berat) janë shoqëruar në polici mbrëmjen e djeshme si të dyshuarit kryesorë dhe përgjegjës për ngjarjen në fjalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.