BLUETOOTH

Po ju i keni vënë re? Ja kush janë VIP-at shqiptarë që ngjajnë si “dy pika uji”

13:27 - 23.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në “showbizz”-in shqiptar na ndodh shpesh që të ngatërrojmë njërën vajzë me një tjetrën. E kjo, jo vetëm për shkak të ‘make up’-it të njëjtën që zakonisht bëjnë, por edhe për shkak të ngjashmërisë që kanë në tipare. Më poshtë po ju sjellim disa nga vajzat e njohura për publikun, që ngjasojnë me mikeshat apo koleget e tyre po të famshme.

Xhensila Myrtezaj dhe Egli Tako

Këngëtarja dhe partnerja e Olsi Bylykut kanë një ngjashmëri të madhe mes njëra-tjetrës. Dy vajzat tashmë janë mikesha dhe shpesh postojnë dhe foto së bashku. Shpesh këtë ngjashmëri ia vënë në dukje edhe fansat.

Elvana dhe Jonida

Dy mikesha dhe dy bukuroshe, që ndër vite kanë ruajtur një ngjashmëri të madhe. Ndonëse të dyja kanë eksperimentuar me ‘look’-un e tyre, dy mikeshat kanë tipare thuajse identike.

Xhemi Shehu dhe Ira Seferi

Moderatorja Xhemi Shehu dhe bashkëshortja e Gaz Pajës, Ira Seferi, i habitën fansat pak kohë më parë kur postuan një foto së bashku. Fansat pyesni dy bukuroshet mos ishin motra, pasi ngjajnë shumë.

Liberta Spahiu dhe Dhurata Ahmetaj

Dy vajzat kosovare duhet se s’bën të kenë një lidhje së bashku, ndryshe nuk e shpjegojmë dot ngjashmërinë e madhe që këngëtarja ka me prezantuesen kosovare. Ndërkaq, Dhuratën shpesh e krahasojnë edhe me Jennifer Lopez.

Olta Gixhari dhe Era Rusi

Jemi të sigurt që të paktën një herë në jetë ju i keni ngatërruar biondet bukuroshe. Aktorja me sytë e kaltër ka një ngjashmëri të madhe me këngëtaren. Tashmë vajzat janë përgjigjur shpeshherë edhe lidhur me tiparet e përbashkëta që kanë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.