BOTA

Studimi/ Ja ilaçet që janë të paefektshme në trajtimin e COVID-19, rrisin mundësinë e vdekjes së pacientëve të infektuar

10:23 - 23.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim i ri ka treguar se ilaçet ‘hydroxychloroquine’ and ‘chloroquine’, nuk kanë pasur efekt në trajtimin e COVID-19.




Studimi i publikuar të premten në revistën kërkimore, The Lancet, ka treguar se këto ilaçe në fakt kanë rritur mundësitë e vdekjes së pacientëve të prekur me këtë virus nëpër spitale.

Hydroxychloroquine zakonisht përdoret për të trajtuar artritin, mirëpo lajmet se figura publike, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump janë duke konsumuar këtë ilaç, kanë shtyrë qeveritë ta blejnë të njëjtin.

Chloroquine është ilaç kundër malaries. Të dyja ilaçet mund të shfaqin efekte anësore serioze, sidomos aritmi të zemrës.

“Trajtimi me chloroquine apo hydroxychloroquine nuk u ndihmon pacientëve me Covid-19”, ka thënë Mandeep Mehra, autor i studimit dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Spitalore për Sëmundjet e Avancuara të Zemrës në Boston.

“E kundërta, gjetjet tona sugjerojnë se ato mund të jenë të lidhura me rritje të rrezikut për probleme serioze të zemrës dhe rritje të rrezikut të vdekjes”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.