Kryesore

“VIP-at përveç kokainës , çfarë nuk pinë në Bllok”, Gracion sqaron deklaratën e bujshme: Dihet se kur njerëzit dalin pinë

15:16 - 23.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Balerini i njohur Graciano Tagani i ftuar në emisionin “Rudina” sqaroi deklaratën e bujshme të dhënë ditë më parë, ku gjatë një interviste u shpreh se “VIP-at shqiptarë përdorin lëndë narkotike në Bllok”.




Moderatorja Rudina Magjistari e ka pyetur pikërisht rreth kësaj çështje duke kërkuar që Graciano ta sqarojë më hollësisht deklaratën e tij.

Pjesë nga intervista:

Rudina: Graciano duam të ndalojmë tek disa deklarata që ti ke bërë. Dua të sjell tani titujt në portale, të cilat t’u dedikuan sepse provokove shumë me atë që the dhe dua ti lexoj tani: “Graciano Tagani u nxjerr të palarat VIP-ave shqiptarë: Përveç kokainës, çfarë nuk pinë tjetër në Bllok”. Pra ke bërë disa deklarata të forta. I ke bërë fillimisht në një program në “Ora Neës” dhe më pas lajmi u shpërnda në të gjithë portalet.

Graciano Tagani: Ideja është që unë nuk e kam thënë fare në atë kontekst, sepse portalet tona të famshme dihet se si i transformojnë gjërat. Unë kam thënë, që ka qenë mënyrë shakaje, që të gjithë pinë substanca të ndryshme.

Rudina: Po si mund të thuhet me shaka që të gjithë pinë substanca të ndryshme?

Graciano Tagani: Puna e shakasë, kur unë e thashë nuk akuzova as VIP-at asnjë njeri, ideja ishte që kur del në clube, konsumon për veten tënde, thashë ti e ke marrë vesh se nuk konsumohet gjë, në mënyrë shakaje, nuk akuzova njeri dhe as nuk e kisha personalisht me njeri. Tani dihet, njerëzit kur dalin pinë, dëfrehen, është jeta e tyre, të bëjnë ca të duan, në këtë kontekst e kisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.