Kryesore

DEL PROJEKTI/ Shikoni si do duken kullat e reja pas “Sheratonit” dhe stadiumit “Air Albania”

15:58 - 25.05.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Godina në pronësi të “Mak Albania”-s ku ndodhej hoteli “Sheraton” u shit në vitin 2018 për 30 milionë euro. Që atëherë zëra kanë qarkulluar se në atë zonë, blerësi i ri, kompania “Kastrati”, do të ndërtojë ndërtesa të larta banimi, apo siç quhen me zhargon ekzotik, kulla.
“Gazeta Shqiptare” publikon sot projektin e grupit të ndërtesave që do të lartësohen pas “Sheraton”-it, në krah të stadiumit “Air Albania”.
Projekti përfshin nga 2 kate shtesë që do të ngrihen mbi vetë ish-hotelin “Sheraton”, plus dy godina për zyra nga 14 kate secili, plus dy blloqe apartamentesh banimi. 8 pallatet e këtij blloku do të kenë përkatësisht: 11, 13, 9, 12, 11, 8, 10 dhe 9 kate secila.




E gjithë sipërfaqja është 65 mijë metra katrorë dhe ka 682 vende parkimi.

“Gazeta Shqiptare” 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.