Kronikë

Durrës/ Tentuan të kultivonin drogë, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari, në kërkim i biri

09:17 - 25.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uniformat blu kanë vënë në pranga një 58-vjeçar, ndërsa kanë shpallur në kërkim djalin e tij, pasi akuzohen se tentuan të kultivonin drogë.




Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihet në pranga 58-vjeçari dhe shpallet në kërkim djali i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, gjetën fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rugë operative dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.