KULTURË

“Europa Nostra”: Urime për Bajramin, përkon me vajtimin e madh

12:30 - 25.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Europa Nostra” ka dërguar dje një letër, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ditë që përkon edhe me festën e Bajramit. Përmes letrës, ajo u uron besimtarëve myslimanë festën e Bajramit, duke kujtuar se kjo ditë e gëzueshme përkon me vajtimin e një humbjeje të madhe kulturore. Kujtojmë se “Europa Nostra” ka pasur deklarata të njëpasnjëshme që prej shpalljes së Teatrit Kombëtar një nga 7 objektet më të rrezikuara në Europë. Etiketimi që vjen si pasojë e programit të tyre të përvitshëm, nuk arriti ta shpëtojë godinën historike, që të dielën e kaluar në orën 4:30 u shemb nga fadromat pas një vendimi të debatueshëm të këshillit bashkiak të kryeqytetit. Në letrën e dërguar dje përmes “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, “Europa Nostra” kërkon që të gjendet forca dhe mençuria për të kapërcyer këtë krizë të rëndë kulturore, të shkaktuar sipas saj, nga “shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar”. Letra, që mban firmën e Hermann Parzinger, presidenti ekzekutiv dhe sekretares së përgjithshme, Sneška Quaedvlieg-Mihailović, thotë: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme, ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë dhe fillimin e një alternative më të qëndrueshme zhvillimi në qytetet dhe fshatrat e vendit tuaj bazuar në një respekt dhe kujdes shumë më të fortë për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin natyror”.




LETRA E PLOTË     

Të nderuar kolegë dhe miq në Shqipëri,

Sot, kur bota myslimane feston një nga festat e saj më të rëndësishme fetare – Bajramin si fundi i Ramazanit – ne dëshirojmë të përcjellim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ju që jeni me besim mysliman. Jemi të vetëdijshëm se kjo festë e gëzueshme fetare këtë vit përkon me vajtimin e një humbjeje të madhe kulturore për të gjithë shqiptarët pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar shqiptar saktësisht një javë më parë.

Prandaj ju lutemi t’u transmetoni të gjithë mbështetësve të besimit mysliman të Aleancës Shqiptare për Teatrin Kombëtar në Tiranë shprehjen e solidaritetit, dhembshurisë dhe respektit tonë.

Ne ju dëshirojmë të gjithëve ju forcë dhe mençuri për të kapërcyer krizën e rëndë kulturore dhe demokratike të shkaktuar nga prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar. Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme, ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë dhe fillimin e një alternative alternative – më të qëndrueshme – zhvillimi në qytetet dhe fshatrat e vendit tuaj bazuar në një respekt dhe kujdes shumë më të fortë për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin natyror. Ato janë pasuritë dhe burimet kryesore të Shqipërisë për të ardhmen e saj europiane, pasi ato kanë një vlerë thelbësore për cilësinë e mjedisit jetësor dhe për mirëqenien e qytetarëve tuaj si dhe për një rikuperim të drejtë, të gjelbër dhe të qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë tuaj pas dy katastrofave të fundit: tërmeti dhe pandemia koronavirus.

Ne mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të mirë të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Shqipëri dhe gjithashtu në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Me respekt dhe përzemërsi,

Hermann Parzinger, presidenti ekzekutiv

(gjithashtu edhe në emër të gjithë bordit të “Europa Nostra”) & Sneška Quaedvlieg-Mihailović, Secretary General (Gjithashtu në emër të gjithë sekretariatit ndërkombëtar të Europa Nostra).

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.