Kronikë

Nëna e 3 fëmijëve i jep fund jetës, vetëvaret në ahurin e bagëtive

14:29 - 25.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Skrevan në Urë-Vajgurore, ku një 51-vjeçare është vetëvarur pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj.




Burimet bëjnë me dije se, 51-vjeçarja është gjetur disa orë më vonë nga bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Bukuroshe Sinjari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me litar në pemën përpara ahuri të bagëtive, pak minuta pasi kishte ushqyer edhe kafshët. Ajo është dërguar me urgjencë nga familjarët drejt Spitalit Rajonal Berat, por ka mbërritur atje pa shenja jete.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe shkaku që e ka çuar gruan drejt ndërmarrjes së aktin të vetëflijimit.

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në fshatin Skrevan dhe ishte nënë e 3 fëmijëve, njëri prej të cilëve ishte emigrant në Greqi. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.