Kryesore

A do shtyhet procesi i zgjerimit? Flet Komisioneri Hahn:  Vazhdoni me reformat në…

12:55 - 25.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerim, u shpreh se Ballkani Perëndimor i përket Europës, ndërsa inkurajoi vendet që të vijojnë me reformat.




Në një intervistë për “Express”, i pyetur nëse procesi i zgjerimit do të shtyhet për një periudhë më të gjatë, Hahn u shpreh se përkundër kësaj, Këshilli vendosi të hap bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pavarësisht krizës së koronavirusit.

“Përkundrazi! Tashmë muajin e kaluar, Këshilli vendosi të hap bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore përkundër krizës së koronavirusit. Duke riprogramuar burimet financiare dhe masat shtesë, siç është heqja e ndalimit të eksportit të pajisjeve mjekësore, ne po tregojmë qartë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës. Prandaj u them miqve tanë në Ballkan që të vazhdojnë me reformat në rrugën e tyre drejt BE – përpjekjet e tyre do të vlerësohen. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces i bazuar në meritë dhe si i tillë është në interesin e vërtetë të BE-së”, tha Hahn.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.