Kronikë

U përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën 73-vjeçari në Fushë Krujë

10:48 - 25.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 73-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, si pasojë e një aksidenti.




Mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë,i cili po lëvizte me biçikletë, bëjnë me dije uniformat blu.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.