AKTUALITET

“Call Center, e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët”, PD: Rama do të mbetet në histori si personi që shfrytëzoi një pandemi

12:22 - 26.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përditësimit të të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, ku rezultoi se raste të reja me infeksionin COVID-19 ishin 25 ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Spahia shprehet se Call Center ku rezultojnë të infektuar 15 persona është një vatër e rrezikshme njësoj si fasonët.




Më tej, ai thotë se Rama do të mbetet në histori si personi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me çmime stratosferike.

Reagimi i plotë i Spahisë:

25 të infektuar të rinj me Covid-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shumica e tyre, 15, janë të rinj që punojnë në call center. Është e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët, që u lanë të hapura vetëm e vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë pagat e tyre. Ne e kemi thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe call centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit! Ato nuk u ndihmuan me asnjë qindarkë nga qeveria, duke i lënë në vështirësi serioze financiare e sidomos duke rrezikuar shëndetin!

Kjo nuk është thjesht papërgjegjëshmëri, pasi vatra të tilla janë kthyer në fakt kokëfortë të politikës kriminale në një situatë pandemie, ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë i pari. Edi Rama do të mbetet në histori si inividi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me cmime stratosferike, që dha fare pak lëmoshë si kompensim për shkatërrimin ekonomik që i solli biznesit e familjeve shqiptare, e sidomos me makutërinë për të mos kompensuar sipërmarrje si call centerat apo fasonët, që u kthyen në vatra të rrezikshme infektimi me Covid-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.