Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një lidhje me ‘Skype’ në ‘News24’ ka folur për situatën në të cilën ndodhemi nga COVID-19.
Ndër të tjera, Alimehmeti shpjegoi se sipas institutit të Francës nuk gjenden gjurmë të virusit në ujërat detare, ndërsa shtoi se rrezet ultra violet e shkatërrojnë koronavirusin.
“Milano ka avancuar akoma më tej dhe ka bërë studime në ujërat e zeza dhe gjen gjurmë të virusit por të paafta për të hyrë në cikël biologjik. Kujtoj se zona e Milanos është zona më e kontaminuar dhe thotë se risku për infektimit të njeriut është i pallogaritshëm. Për virusin mjafton t’ju kujtoj djathin në shëllirë.
Distancimi fizik në det është i detyrueshëm mos të mbytesh. Në plazh kemi nxehtësi të detit dhe ujit. Rrezet ultra violetë shkatërrojnë virusin. Rrymat e përhapin e hollojnë dendësinë e tij. Duron pak sekonda në temperaturë 24 gradë celsius dhe në lagështinë gjatë verës. Nga njeriu tek njeriu do vazhdojë të transmetohet, që do të thotë mos u gruponi”, deklaroi Alimehmeti.