AKTUALITET

Nga ish-punonjësi i komunales, te pastiçieri dhe specialisti i rakisë, denoncimi: Ja Memo që çoi në shkatërrimin e Teatrit nga “ekspertët”

13:21 - 26.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nuk i ndal denoncimet për grupin e punës në Ministrine e Kultures që vendosi për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre, ky komision nuk kishte ne perberjen e tij asnje specialist te fushes, arkitekt, restaurator historian.




“Ne vijim te denoncimit per ekspertizen e grupit te punes ne Ministrine e Kultures qe vendosi per shkaterrimin e Teatrit Kombetar, po ndajme me publikun Memon e pergatitur nga ky grup per te argumentuar kete krim ndaj trashegimise. Argumenti kryesor i perdorur nga “ekspertet” e trashegimise ishte mungesa e eurokodeve ne ndertimin e godines se Teatrit. Me kete logjike, duhet te rrezohet cdo ndertese historike ne Shqiperi, qe nga kompleksi i ministrive, korpusi universitar, akademia e arteve dhe çdo ndertese historike.

Rrenimi i teatrit nga fadromat e policise ishte akti final i nje drame qe ka kohe qe ishte vene ne skenen e Ministrise se Kultures.

Ministria e Kulturës urdheroi ngritjen  e një grupi pune me 7 anëtarë. “Komisioni Pasticieri” do të vlerësonin propozimin si dhe do të përcaktonin hapat ligjorë që do të ndërmerreshin me zbatimin e projektit.

Duhet kuptuar nga opinioni publik se ky Komision nuk kishte ne perberjen e tij asnje specialist te fushes, arkitekt, restaurator historian.

Personi me i kualifikuar ne grup ishte nje ish-punonjese e ndermarrjes komunale Berat, nje specialit i cilesise se rakise, nje zonjushe violoniste, e cila kishte filluar punen ne Ministrine e Kultures qe ne 2005 pa mbaruar ende Universitetin dhe dy teknike, te cilet nuk i njeh njeri per ndonje pune te kryer ne dobi te Trashegimise Kulturore.

Ne krye te Komisionit ishte nje pasticier i cili perpos hapjes se 3 pasticerive ne Durres ka ne CV e tij edhe nje kurs specializimi per kamarier ne Bari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.