Kryesore

Paketa ‘Anti shpifje’ dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ja datat kur Komisioni i Venecias do sjellë opinionin në Shqipëri

10:10 - 26.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Venecias do mblidhet në Qershor, pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, ndërsa ka caktuar dhe datat 18 dhe 19 qershor për sesionin plenar. Në këto data pritet të shqyrtohet çështja për emërimet ne Gjykatën Kushtetuese dhe paketën antishpifje dhe më pas të dorëzohet opinioni përfundimtar.




Paketa “Anti shpifje”, e propozuar nga qeveria ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta mes palëve politike në Shqipëri. Ajo është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin atë si cënim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pjesë e së cilit është edhe vetë Komisioni i Venecias që ka kërkuar mendimin e ekspertëve. Këshilli i Europës iu kishte dërguar autoriteteve shqiptare disa amendime për këtë paketë, por nuk u morën parasysh nga mazhoranca gjatë diskutimit në Parlament.

Për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i është drejtuar Venecias.

Paketa e diskutueshme ligjore  u rikthye në Parlament nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e konsideroi atë si antikushtetuese. Presidenti Meta tha se ligjii shkelte lirinë e medias.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.