Kosova

Shënohen 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, tre pacientë fitojnë betejën me virusin

21:20 - 26.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se janë shënuar 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa tre pacientë kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës.




Totali i rasteve pozitive me koronavirus ka shkuar në 1 047.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 9 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan.

Sot më 26 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 794 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.